Rikthehen shpërthimet me tritol në Nikël të Krujës, një zonë e njohur vite më parë për shpërthimet me tritol për shkak të hakmarrjeve mes grupeve kriminale. Këtë herë, biznesi i një gruaje në Nikël të Fushë-Krujës është hedhur në erë nga persona ende të paindentifikuar.
Shpërthimi ka ndodhur në orën 1:00 të së shtunës në një parukeri, për cilin policia thotë se nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa biznesi i përket shtetases R.SH.
Policia kreu veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta materiale
