E premte e zezë për median shqiptare, ndahet nga jeta Fatos Baxhaku

AKTUALITET


Fatos Baxhaku një nga pionierët e shtypit të pavarur që nga fillimi i viteve ’90, ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundjeje të rëndë në moshën 55-vjeçare. Autori i njohur i reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë, një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar vuante prej kohësh nga sëmundja e rëndë, e cila i ka marrë jetën të premten.

Baxhaku ka lindur në Tiranë më 9 janar në 1964. Shkollimin e parë e kreu në shkollat asokohe 8-vjeçare, Emin Duraku dhe “20 Vjetori”, (sot Dora D’Istria). Shkollimin e mesëm e kreu në gjimnazin “Ismail Qemali”. Përgjatë viteve 1982-1986 studioi në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Histori-Filologjisë, ku u diplomua në histori. Që nga 1986 e deri në 1992 punoi në Institutin e Historisë së Akademisë së Shkencave.


Nga 1993 e deri ne 1998 ishte bashkëthemelues, kryeredaktor dhe gazetar i “Gazetës Shqiptare”. Në periudhën 1998-1999 ishte kryeredaktor i parë i lajmeve në televizionin “Klan”. Në 1999-2000 ishte kryeredaktor i revistës së përjavshme “XXL”. Nga 2001 deri ne 2005 ishte kryeredaktor dhe gazetar në televizionin “Vizion Plus”. Në 2006-2015 ishte kryeredaktor dhe gazetar në të përditshmen “Shqip”. Nga viti 2015, ai ka punuar si gazetar në profesion të lirë dhe me shoqërinë civile.

Fatos Baxhaku është autor dhe bashkautor i serialeve me reportazhe “Tunel”, “Rrugëtim”, “Shtëpia e Vjetër” si dhe i shumë dokumentarëve televizivë.

Ka qenë disa herë pedagog i jashtëm i gazetarisë në Universitetet e Elbasanit dhe Tiranës dhe anëtar i Komitetit Shqiptar te Helsinkit.

Fatos Baxhaku do të mbahet mend si “gazetari i terrenit”, ku siç thoshte, e ndjente veten më mirë dhe që nuk i pëlqente zyra. Ai do të mbahet mend edhe si mësuesi i shumë gazetarëve shqiptarë, të cilët kanë punuar me të, i cili ishte i spikatur në qetësinë e tij dhe me batutat plot finesë. Ndarja e parakohshme nga jeta e Fatos Baxhakut është një lajm i trishtë për median shqiptare, të cilës do t’i mungojë një penë e artë.

Politikanë, gazetarë, kolegë e bashkëpunëtorë të tjerë kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit e publicistit të njohur Fatos Baxhaku, duke e cilësuar atë si një pioner i shtypit të pavarur.

Lamtumirë i shtrenjti ynë Fatos Baxhaku!!!Ndahet nga jeta gazetari i shquar Fatos Baxhaku, një ndër të rrallët…

Gepostet von Unioni i Gazetareve Shqiptare am Freitag, 16. August 2019

E pabesueshme, por fatkeqësisht jeta është edhe kjo, pa u zbutur një fije pikëllimi për Gjergj Xhuvanin, një tjetër mik…

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 16. August 2019

Dhembje e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit dhe publicistit të mirënjohur, Fatos Baxhaku!Një nga…

Gepostet von Ilir Meta am Freitag, 16. August 2019

Mësova i tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit, publicistit dhe historianit Fatos Baxhaku.Një…

Gepostet von Lulzim Basha am Freitag, 16. August 2019



Skip to toolbar