‘Rikthimi i Trump, me vendosmëri’/ Sotiri: Shqipëria faktori i vetëm proamerikan, ndikimi i Kinës i zbehtë në raport me Ballkanin

Më të fundit


Ekspertja për çështjet e sigurisë, Juxhina Sotiri e ftuar në ‘ Real Story’ u shpreh se rikthimi i Trump në krye të SHBA erdhi me vendosmëri dhe jo vetëm si oferta më e mirë, por edhe si më e shpejta.

Gjatë intervistës, Sotiri u shpreh se Shqipëria është faktori i vetëm proamerikan dhe një ishull stabël ku ndikimi i Kinës nuk ka qenë prezent së fundmi.

“Mendoj që BE është një prej strukturave më qesharake me të gjitha problematikat e veta ku Gjermani është shumë larg superfuqisë dhe nuk ka një ofertë. Atë foton me Vuçiç mund ta shohim me një nga liderat e ardhshëm të Kosovës. Nuk mendoj që do t’i bëj atë lloj rezistence dhe toni është vendosur me urdhrat e firmosura në orët e para të mandatit. Një prej mesazheve më të forta që u dha ishte rikthimi i SHBA me një vendosmëri jo vetëm si oferta më e mirë, por më e shpejta dhe në atë moto e tij ‘Paqja nëpërmjet forcës’ nuk do ketë më vend për vogëlsira.

Në gjykimin tim mendoj që Shqipëria është faktori i vetëm proamerikan në këtë administratë duke ditur interesat strategjike dhe ekonomike dhe në të gjitha këto urdhrat ekzekutiv, do të thoja që Shqipëria është i vetmi vend që është faktor stabiliteti dhe i sigurisë ekonomike ku kompanitë kineze nuk janë aq prezente. Nëse do shikojmë hartën e Ballkanit nga Kroacia deri në portin e Pireut, është një rrugë që po zaptohet nga Kina dhe në të gjithë këtë panoramë, i vetmi ishull stabël është Shqipëria.”- u shpreh Sotiri.



Skip to toolbar