Rimëkëmbet lehtë tregtia/ INSTAT: Gjatë muajit maj ndikoi eksporti i energjisë elektrike

EKONOMI


Eksportet “Made in” Albania  kanë vijuar të kenë një rimëkëmbje të lehtë gjatë majit.Statistikat e INSTAT  tregojnë se gjatë muajit të kaluar tregtia me jashtë ka arritur  vlerën  35 miliardë lekë.Kjo ecuri është ndikuar direkt nga ecuria pozitive e prodhimit të energjisë në vend.

Ndryshe nga vitet e tjera Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka  shitur energji si pasojë e nivelit të kënaqshëm të ujit  në kaskadën e Drinit.Në këtë mënyrë  pozitivisht ka ndikuar grupi: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me  0,4%.

Ndërkohë nëngrupi tekstile dhe këpucë  ka vijuar që të ketë një ulje të nivelit të eksporteve e ndikuar nga monedha europiane e cila mbetet  në kuotat më të ulëta të regjistruara së fundmi. Po ashtu me ulje mbeten edhe nwngrupet “Ushqime, pije, duhan sid he produktet  Produkte kimike dhe plastike. Shqipëria  eksporton kryesisht ne vendet europiane.

Por gjatë muajit maj vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Maj 2023 janë Kina,maqedonia e Veriut dhe Kosova. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia ,Greqia  dhe Gjermania .



Skip to toolbar