Riorganizohet Prokuroria e Përgjithshme, ja emrat që do drejtojnë sektorët

AKTUALITET


Riorganizohet struktura e Prokurorisë së Përgjithshme. ‘BalkanWeb’ raprton se ky institucion është ndarë në 3 drejtori. Konkretisht bëhet fjalë për Drejtorinë Gjyqësore, e cila drejtohet nga Adnan Xholi, Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Olsi Dado si dhe Drejtoria e Koordinimit Institucional, e cila drejtohet nga Sokol Stojani.

 Drejtoria e Koordinimit Institucional është e ndarë në 3 sektorë; Drejtoria e Koordinimit dhe Studimit, e cila drejtohet nga Kujtim Luli, Sektori i Dekriminalizimit që drejtohet nga Adnan Kosova, Sektori i Monitorimit, në krye të së cilit është Arens Çela. Ndërkohë, Sektori i Përgjimeve, drejtohet nga zevendësprokurori i Përgjithshëm, Thoma Jano.





Skip to toolbar