Rishikohet me rritje ekonomia/ Pas BB edhe FMN pret që ekonomia të zgjerohet me 3.6%

EKONOMI


Ekonomia shqiptare do të ketë një rritje më lartë gjatë këtij viti.Fondi Monetar Ndërkombëtar në projeksionet e vjeshtës ka rritur pritshmëritë nga 2.2% në 3.6%.

Për vitin e ardshëm  FMN i qëndron vlerësimeve të pranverës , për një rritje prej 3.3% e cila  do të përmirësohet në 3.5% deri në vitin 2028.

Projeksionet e reja të Fondit Monetar Ndërkombëtar lidhen me  ecurinë e sektorit të turizmit i cili gjatë këtij viti shënoi shifra rekord. Pritshmëritë  janë  që  deri në fund të vitit Shqipëria do të presë rreth 10 milionë vizitorë të huaj.

Fondi Monetar Ndërkombëtar është institucioni i dytë financiar që rrit parashikiimet për ecurinë e ekonomisë shqiptare.

Vetëm pak ditë më parë ishte Banka Botërore e cila kishte pothuajse të njëjtat pritshëmri për ecurinë e ekonomisë shqiptare,Edhe vlerësimet e qeverisë shqiptare janë pozicionuar rreth këtij niveli.

Ekonomia shqiptare u rrit në rreth 3 % në tremujorin e parë dhe të dytë ndërsa pritet që të ketë një përshpejtim në muajt në vijim, e nxitur dhe nga ecuria e mirë e turizmit.

Sipas FMN rritja ekonomike globale do të jetë e moderuar edhe gjatë këtij viti për shkak të pasojave afatgjata të pandemisë COVID-19, luftës së Rusisë në Ukrainë, si dhe për shkak të efekteve të shtrëngimit të politikës monetare të nevojshme për të ulur inflacionin.

Sipas raportit,të Fondit Monetar Ndërkombëtar  shumica e vendeve nuk ka gjasa të kthehen në inflacionin e synuar deri në vitin 2025.



Skip to toolbar