Ronaldo më pranë Cityt, Juventus kërkon zëvendësues

Më të fundit


Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventusi, me sulmuesin portugez që duket më pranë Manchester City. Agjenti i CR7 është në Torino ku është takuar me klientin e tij për të diskutuar mbi mundësinë e kalimit të Ronaldos në Premier League.

Në këto kushte Juventusi ka filluar kërkimin për zëvendësuesin e Ronaldos. Në skenë janë tre emra kryesorë që i pëlqejnë bardhezinjëve. I pari është një lojtar që e njeh mjaft mirë kampionatin Italian. Bëhet fjalë për ish sulmuesin e Interit Mauro Icardi. Argjentinasi aktivizohet tek PSG por me ardhjen e Messit sulmi është mbipopulluar në Paris dhe ndoshta nuk do ketë hapësira për Icardin.


Dy emrat e tjerë janë Moise Kean dhe Luka Jovic. Mesa duket zërat për një largim të Ronaldos nga Juventusi janë të vërteta, duke parë bardhezinjtë që po kërkojnë një zëvendësues për Ronaldon.




Skip to toolbar