Rrahu 4 veta në “Ali Dem”, pranga 52-vjeçarit, arrestohen dhe 4 hajdutë

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka arrestuar një 52-vjeçar në kryeqytet, pasi ka plagosur për motive të dobëta katër persona. Sipas një njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit njofton se ka vënë në pranga shtetasin me inicialet R.K., 52 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Ai është arrestuar në flagrancë pasi për motive të dobëta në zonën e “Ali Demit” ka goditur dhe plagosur me mjete të forta 4 shtetas, njofton policia.

Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasve A. Gj., 16 vjeç dhe A. I., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur me dhunë një telefon shtetasit E. K.  Ndërkohë, policia ka arrestuar një 29-vjeçar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Dhunimi i banesës”.

Konkretisht, i arrestuar është shtetasi me inicialet M.H.., 29-vjeç banues në Tiranë, ndërsa i proceduar është një 16-vjeçar me inicialet S.A. këta shtetas, janë gjetur brenda banesës së shtetases M.Y., ndërsa kanë tentuar të vjedhjen mjetin e shtetases I.L.  

Po për veprën  penale të vjedhjes, Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin me inicialet V. S., 27 vjeç banues në Tiranë, pasi në rrugën Dervish Hima” dhe “Mustafa Matohiti” iu ka vjedhur biçikletat shtetasve L. H., dhe K. P. Gjithashtu, policia ka rrestuar shtetasin M. Ç., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor. Në rrugën “Llazi Miho” ky shtetas ka aksidentuar me mjet shtetasin L. H., i cili ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.



Skip to toolbar