Rregull i ri nga SHBA për vizat, kufizon të varfrit

AKTUALITET


Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka bërë publike të hënën një rregull të ri që mund t’ua pamundësojë shtetësinë amerikane qindra mijëra personave që janë shumë të varfër.

Ky rregull, që është shtyrë përpara nga ndihmësi i Trumpit për çështje të migrimit, Stephen Miller dhe do të nisë së zbatuari nga mesi i tetorit, parasheh refuzimin e aplikacioneve për viza të përkohshme apo të përhershme për personat që nuk përmbushin kriteret standarde të mirëqenies apo që marrin asistencë sociale nga shteti.

Një ndryshim i tillë do të siguronte se imigrantët mund të përballojnë vetë shpenzimet dhe “nuk varen nga burimet publike” por nga burimet tjera, duke përfshirë anëtarë të familjes, sponsorë, dhe organizata private”, është thënë në Regjistrin Federal.

Kjo mund të jetë një nga politikat më drastike të Trumpit kundër migrimit, kanë thënë ekspertët.

Mbrojtësit e migrimit kanë kritikuar këtë plan duke thënë se është përpjekje për të ndalur migrimim ilegal, pa bërë ndryshime në ligjin amerikan përmes Kongresit.

Rregulli i ri është bazuar në Aktin për Imigrim që daton nga viti 1882, i cili i lejon Qeverisë amerikane të refuzojë viza për secilin që ka mundësi të kthehet në “përgjegjësi publike”.

Zyrtarët amerikanë kanë futur në listën e “përgjegjësisë publike” ata aplikantë që ka mundësi të varen financiarisht nga shteti. REL



Skip to toolbar