Rreziku i ri për Europën, shtohen dezinformatat ruse, Stano: Nuk i ndalim dot

BOTA


Europa ndodhet nën kërcënimin e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet europiane të qershorit. Rusia akuzohet gjerësisht se ka zhvilluar fushata dezinformimi të cilat synojnë drejtpërdrejtë të minojnë zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, Europë dhe Britaninë e Madhe.

Dezinformatat e fundit që citon agjencia e lajmeve Reuters, kanë të bëjnë me pretendimet se qytetarët polakë po largoheshin nga vendi për shkak të diktaturës së Polonisë. Sipas lajmeve të sponsorizuara nga Moska, streha e re e qytetarëve polak do të ishte Bjellorusia. Lajmi u identifikuar nga ekipi i Bashkimit Europian, Stratcom, të cilët kanë në fokus identifikimin dhe shkatërrimin e dezinformatave të Kremlinit.

Një vlerësim i inteligjencës amerikane në vitin 2023, zbuloi se Moska po përdorte spiunët, mediat sociale dhe mediat shtetërore ruse për të gërryer besimin e publikut në integritetin e zgjedhjeve në mbarë botën.

Moska vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat perëndimore se po përhap dezinformata. Stratcom, një ekip prej 40 personash që ka një buxhet të vogël prej 15 milionë eurosh, është në vijën e parë të betejës së Brukselit kundër dezinformimit. Por blloku 27-vendesh ka mungesë të burimeve për luftën, thanë dy zyrtarë të BE-së, citon Reuters.

“Ne nuk mund të organizojmë një ofensivë nga Brukseli”, tha Peter Stano, zëdhënës i Komisionit Evropian, duke shtuar se një veprim i tillë duhej të ndodhte në nivel të shteteve anëtare.

Shumica, edhe pse jo të gjitha, vendet e BE-së po udhëheqin luftën e tyre kundër dezinformimit, por burimet ndryshojnë dhe ekspertët thonë bëjnë se përpjekja evropiane është e ndarë. Sipas raportit të dytë vjetor të dezinformimit të BE-së të botuar këtë vit, Polonia dhe Gjermania ishin vendet më të shënjestruara nga lajmet e rreme ruse brenda Bashkimit Europian. Franca dhe Serbia, jo anëtarë të BE-së ishin gjithashtu ndër objektivat kryesore.



Skip to toolbar