Një aeroplan me 98 njerëz në bord u rrëzua menjëherë pas ngritjes në Kazakistan, duke vrarë të paktën 12 njerëz, thanë zyrtarët kazakë.
Ndërkohë 54 persona janë të shtruar në spital me lëndime, ndërsa të paktën 10 prej tyre janë në gjendje kritike.
Shkaku i përplasjes në vendin e Azisë Qendrore ishte i paqartë, por autoritetet po shohin nëse gabimi i pilotit ose një dështimi teknik ishin faktorë të rrëzimit, tha zëvendëskryeministri i Kazakistanit Roman Sklyar.
Avioni i kompanisë Bek Air goditi një mur betoni dhe një ndërtesë dykatëshe pas ngritjes nga Almaty, qyteti më i madh dhe kryeqyteti i Kazakistanit. Një i mbijetuar tha se avioni filloi të dridhej dy minuta pas ngritjes.
“Në fillim krahu i majtë kërceu vërtet shumë, pastaj djathtas. Avioni vazhdoi të fitojë lartësi, duke u tronditur mjaft rëndë, dhe pastaj u rrëzua”, tha Aslan Nazaraliyev, një nga pasagjerët që i mbijetoi rrëzimit.