Rritet më tej numri i viktimave të tërmetit të 26 nëntorit. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se ka ndërruar jetë 20 vjeçarja Xhesika Biqiku e cila ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin e Traumës në Tiranë.
Vajza ishte në gjendje të rëndë. Për këtë arsye mjekët nuk e këshillonin transportimin e saj drejt një shteti tjetër për mjekim, për shkak të gjendjes së saj.
Ajo ishte në gjendje koma prej tre ditësh. 20-vjeçarja u aksidentua në momentin e tërmetit pasi teksa po tentonte të largohej i ra një tullë në kokë.
Me ndarjen nga jeta të 20-vjeçares, shkon në 51 numri i viktimave nga tërmeti.