Rritet numri i viktimave nga COVID në Kosovë

KOSOVA


Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar me koronavirus 62 persona dhe janë raportuar 8 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i viktimave është rritur ndjeshëm. Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 379 gjatë 24 orët e fundit.


Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 10 raste, Obiliq 8 raste, Gjilan 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Prizren 6 raste, Gjakovë 4 raste, Klinë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Leposaviq 2 raste, Podujevë 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Fushë-Kosovë, Istog, Kamenicë, Kaçanik, Lipjan, Pejë, Rahovec, Viti dhe Vushtrri.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (69, 55 vjeç), Malishevë 1 rast (72 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç), Obiliq 1 rast (89 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Rahovec 1 rast (61 vjeç), Suharekë 1 rast (76 vjeç).

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 107.065, ndërkohë që ai i viktimave është 2.235 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur më 28 mars, kur në vend mbërritën dozat e para. Disa ditë më parë në vend kanë mbërritën 38.400 doza të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 nga COVAX




Skip to toolbar