“Rritje domethënëse e anëtarësisë”, Rama: Rinovim, mbi gjysmën e partisë. Çdo anëtar duhet të jetë aktiv në proceset zgjedhore

AKTUALITET


“Është që pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve për kongresin, të miratojmë vendimin për thirrjen e kongresit zgjedhor të PS në 20 Korrik. Aktualisht, mund të jemi të inkurajuar nga fakti që në këtë proces rienergjizimi të partisë kemi pasur një rritje domethënëse të anëtarësisë reale, që do të thotë aktive. Ndërkohë që kemi pasur po ashtu edhe një pjesëmarrje domethënëse në zgjedhjet që u zhvilluan me parimin një anëtar një votë për delegatët e kongresit të ardhshëm të PS.

Faktikisht nga procesi i rienergjizimit dhe nga një riqëmtim total i të gjithë anëtarësisë së PS kemi 93 mijë anëtarë të regjistruar dhe të identifikuar si të tillë në territorin e Shqipërisë pa llogaritur 7 mijë që i janë bashkëngjitur PS pas mbylljes së këtij regjistrimi në funksion të zgjedhjeve për delegatët. Nga 93 mijë anëtarë të regjistruar si aktivë, kemi pasur një proces me 78.6 për qind e trupës së anëtarëve të regjistruar mori pjesë në zgjedhjet e kongresit. Shifra më e lartë e pjesëmarrjes në këto lloj procesesh por të mbajmë parasysh që në rastin e anëtarësisë së partisë nuk është e njëjta gjë si në rastin e zgjedhjeve të përgjithshme për qytetarët sepse çdo anëtar partie e ka detyrë që të jetë pjesëmarrës aktivë në procese zgjedhore që është i ftuar. Rezultati i përgjithshëm është pozitiv, janë shtuar 32 mijë anëtarë të rinj në të gjithë territorin, Shifra inkurajuese është që 11 400 janë të rinj dhe të reja deri në 30 vjeç.

Ndërkohë që nga gjithë procesi i zgjedhjeve për kongresin e ri, janë propozuar nga organizatat socialiste 10 mijë delegatë, prej të cilëve ka dalë numri i 1200 delegatëve të kongresit, numri që kemi pasur, ku siç e dini, një pjesë e delegatëve janë ex oficio si kryetar bashkish, anëtar ndërkohë që 925 delegatë janë zgjedhur drejtpërdrejt anëtarësia nga të cilët 76 për qind janë për herë të parë në kongresin e PS. Këtu është arritur një objektiv i rëndësishëm për të shkuar përtej 50 përqindëshit të të rinjve. Duhet të karakterizojë edhe zgjedhjen e anëtarëve të asamblesë së re.”, tha Rama.



Skip to toolbar