Rrjeti 5G dhe kinezët, SHBA: Krenarë për Shqipërinë

POLITIKË


“Lufta sot nuk bëhet më përmes armëve por është zëvendësuar nga ajo kibernetike”, kështu u shprehën presidenti i Asamblesë së OSBE-së, George Tsereteli dhe gjenerali amerikan James Jones gjatë konferencës “NATO përballë rreziqeve të teknologjisë”. Gjatë fjalës së tyre ato u fokusuan në rrjetin 5G dhe rreziqet kibernetike që na vijnë përmes teknologjisë.

E ngarkuara e SHBA në Tiranë, Leyla Mosses Ones ka përgëzuar Shqipërinë në këtë drejtim. “Është një infrastrukturë komplekse dhe kritike. Kjo është një ëështje shumë e rëndësishme. Ka vende kaq të palëkundura në botë në këtë partneritet dhe Shqipëria në bën shumë krenarë. Strategjia e Kinës për të përdorur marrëveshjet infrastrukturore. Por e kam thënë që Shqipëria e ka deklaruar se disa gjëra nuk janë për shitje. Liria nuk është për shitje, sigurisht që e vlerësoj shumë”, tha leyla Mosses Ones.


Për gjeneralin amerikan James Jones, Kina mbetet një nga shqetësimet kryesore për të kontrolluar të dhënat globale përmes teknologjisë 5G. Ai tha se kalimi në 5G ofron një mundësi të artë për të përmirësuar sigurinë e rrjeteve dhe se Shqipëria duhet të bëjë më shumë në këtë drejtim.

Teknologjia 5G do të jetë sistemi që mbërthen sensorët, do të bëjë që të gjithë të jenë më funksionalë dhe më të zgjuar. Vendet që do të rrokullisen të parët do të përfitojnë avantazhet e lëvizjes, do të krijojë begati për të përmbushur angazhimet ndaj miqve dhe aleatëve. Rusia një fuqi në rënie është shqetësim strategjik. Me modelin dhe sjelljen e Kinës, 5G mund të përdoret për të kontrolluar të dhënat globale. Kina ka qëllimet e saj strategjike për pajisjet e saj të rrjetit. Kina e shikon përdorimin e pajisjeve 5G si platforma tregtare inteligjente që vendosen në zemër të sistemeve të kombeve në të gjithë botën. Ato i japin në dorë një lak shumë të fuqishëm. Kalimi në 5G i ofron miqve të SHBA një mundësi të artë për të ndërtuar një siguri më të madhe kibernetike për të përmirësuar sigurinë e rrjeteve tona. Diskutimet për 5G po bëhen gjithnjë e më serioze. Shqipëria ka treguar qartë se është pjesë e luftës dhe tani është koha e duhur për të bërë më shumë” tha gjenerali Jones.

Ndërsa Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli theksoi nevojën që vendet të bashkëpunojnë mes tyre për t’u ruajtur nga rreziqet që mund të vijnë nga teknologjitë e reja 5G. Tsereteli theksoi rëndësinë e zhvillimit teknologjik, por cilësoi se vendet e rajonit dhe Shqipëria duhen mbrojtur prej tyre dhe të krijojnë një siguri kibernetike maksimale ndaj ndikimeve të huaja.

T’u kthehemi teknologjive të reja 5G, kjo është shumë e rëndësishme, që të kemi bashkëpunim me asamblesë dhe Shqipërisë. Sa i takon sigurisë kibernetike me teknologjitë e reja është në interesin tonë të punojmë më shumë me këto çështje. Nuk është vetëm një garë për të përfaqësuar teknologjinë 5G por për sigurinë e rajonit. Edhe në Gjeorgji kemi rreziqe dhe kërcënime nga Rusia. Kemi një luftë të madhe kibernetike dhe vendet duhet të bashkëpunojnë shumë më tepër për të parandaluar masa të tilla” tha Tsereteli.




Skip to toolbar