Gazetarja Klodiana Lala bëri deklarata të forta ku akuzoi Aleksandër Lahon i njohur si “Rrumi”, se kishte lidhje me policë e prokurorë që i kanë pastruar dosjet e tij. Rrumi ishte një nga të plagosurit me precedent penal, gjatë atentatit të makinës së prokurorit Arjan Ndoja te mbikalimi i Shkozetit. Nga studio e emisionit ‘Real Story”, gazetarja u shprehur mjaft e irrituar duke akuzuar sistemin që nuk i dënon apo heton personazhe të tillë, por ato janë përdor në të gjitha ngjyrimet politike. Lala tha se kjo çështje shkon përtej një emri si “Rrumi” apo Ndoja, pasi për të problemi është sistemi.
“Kur një polic, një kriminel dhe një prokurorë rrinë bashkë, shteti ka rënë. Krimi ndryshon ngjyrë. Për ‘Rrumin’, që sot nuk flet, pasi ka marrë plumb në nofull, unë kam informacione se ai rrinte me zyrtar të lartë të policisë, zyrtarë të përgjimeve, ka pastruar dosjet. Ai ka lidhje të forta me policisë ku mund të ketë fshirë të gjitha provat që e implikonin. Ai bënte 3 rrugë në Holandë dhe një në Itali. Kishte marrë në mënyrë të paligjshme toka në bregdet, ka 30 % të tokave në bregdet. Ai ishte i hetuar për vrasje dhe kishte një sërë çështjes së hapura dhe të mbyllura. Politika e ka amnistuar për të marrë vota. Të gjitha qeveritë e kanë bërë këtë. Ky emër ka qenë në të gjitha ngjyrimet politike. Ka pasur vëllain nënkryetar të komunës së Sukthit. Sot e ka vëllain drejtor poste, ka pasur babanë tek komisioni i ndarjes së pronave. Ka rrahur dhe ka bërë maskaradë me pronat. problemi qëndron te sistemi, pasi këto persona kanë qëndruar në të gjitha ngjyrimet politike në gjithë këto vite.”, tha Lala.
Në debat ndërhyri dhe gazetari Basir Çollaku, i cili tha se këto njerëz merren vesh që janë të rrezikshëm vetëm kur kërcet plumbi dhe jo më herët.
“Mua më bën përshtypje se kur kërcet kallashnikovi marrim vesh se ‘Rrumi’, ‘Luli’ dhe të tjerë..qenkan të hatashëm. Vetëm atë ditë që kërcet plumbi. Nga drejtësia dhe politika marrin vesh se janë të rrezikshëm. Po çfarë bëjnë këta njerëz jashtë? Pse u bënë të këqij sot dhe janë të mirë ditën e votimeve? Ça i bën bashkë dhe i ndan këta njerëz? I ndan vota, biznesi i përbashkët? A është hetuar nga prokurorë? Me kë e kanë këta persona pasurinë? Nga i kanë marrë paratë?”, tha Callaku. / Real Story