Një 23-vjeçar ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në pranë qendrës së Thethit, ku i riu ishte duke punuar me një kamion.
Ka qenë pikërisht mjeti i tij që ka rënë në kontakt me telat e rrymës elektrike që ishin varur nga shtyllat, ku i ka marrë jetën drejtuesit 23 vjeçar.
I riu po shkarkonte tullat nga kamioni në momentin që rryma elektrike shkarkoi në trupin e tij. Nuk dihet ende identiteti i tij, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.