Reforma zgjedhore, Hajdari: Gjermania mbështet opozitën parlamentare

POLITIKË


Gjermania mbështet dhe njeh rolin e opozitës parlamentare për reformën zgjedhore. Këtë e ka bërë të ditur Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari gjatë një takimi që ka zhvilluar me ambasadorin e ri të Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf.

E lumtur që pata mbështetjen e Ambasadorit Gjerman, Peter Zingraf,  për Reformën Zgjedhore pasi i shpjegova të gjitha objektivat e opozitës parlamentare për këtë reformë“, shkruan Rudina Hajdari në Twitter.


Mbështetja që Gjermania i jep opozitës parlamentare dhe vlerësimi i kontributit të tyre në këtë reformë, ku Hajdari është bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Zgjedhore, tregon se e njeh rolin vendimtar të opozitës parlamentare në miratimin e ndryshimeve të kësaj reforme si dhe legjitimitetin e tyre në Kuvend, pas akuzave të hedhura shpesh nga Meta apo opozita se “Parlamenti është ilegjitim” me djegien e mandateve.

Reforma Zgjedhore është një nga pikat kryesore të qeverisë për diskutim jo vetëm me opozitën parlamentare por edhe atë jo parlamentare duke i shtrirë dorën e bashkëpunimit dhe dialogut, për ta risjellë sërish opozitën rrugore në institucionet vendimmarrëse. Kjo është një nga frikërat e opozitës parlamentare, e cila ka deklaruar se do të vendos veton nëse Rama-Basha bëjnë pazare për Reformën Zgjedhore dhe nuk kërkojnë ndryshimin e sistemit që në themelet e tij.




Skip to toolbar