Pas nderimit të shkrimtarit Ismail Kadare nga Presidenti i Francës, Emmanuelle Macron ka reaguar edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i cili shpreh urimet e tij të thella për këtë titull. Në reagimin e tij, Ruçi thotë se Kadare është busulla e orientimit perëndimor të të gjithë shqiptarëve.
“Urimet e mia më të ngrohta për titullin e lartë ‘Oficer i Madh i Legjionit të Nderit’. Me veprën Tuaj, ju jeni ngjitur prej kohësh në Olimpin e letrave shqipe dhe prej andej ndriçoni historinë, të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve. Ju na bëni nder të gjithëve sepse jeni busulla për orientimin tonë perëndimor dhe fari i vizionit europian të të gjithë shqiptarëve”, shkruan Ruçi.