Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka anuluar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 24 nëntor.
Gjykata tha se është marrë vendimi për anulimin e rezultateve të raundit të parë dhe është kërkuar rifillimi i procesit zgjedhor, raportojnë mediat. Në njoftimin e gjykatës theksohet se duhet bërë një planifikim i ri për zgjedhjet presidenciale.
Derisa raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale ishte planifikuar për më 8 dhjetor, pritej që të përballeshin me njëri-tjetrin kandidati i pavarur anti-NATO dhe anti-perëndimor Calin Georgescu dhe Elena Lasconi nga Partia e qendrës së djathtë Save the Rumanian Union.
Ndërkohë, u tha gjithashtu se votuesit rumunë që jetojnë jashtë kanë nisur votimin për raundin e dytë i cili është planifikuar të mbahet të dielën.
Në lajmet në shtypin vendas, thuhet se në vendimin e anulimit të gjykatës e ndikuan dokumentet që publikuan në drejtim për përfshirje të “fuqive të huaja” në raundin e parë.
Në lajmet e bazuara në dosjet e deklasifikuara nga Shërbimi Informativ në Rumani, thuhej se Georgescu, i cili zhvilloi fushatën e tij zgjedhore përmes llogarisë së mediave sociale TikTok, mori mbështetje në internet nga njerëz të huaj dhe me ndikim si dhe u la të nënkuptohet se
Rusia ka bërë përpjekje të ndikojnë në zgjedhje. Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, Georgescu mori 22,95 për qind të votave dhe Lasconi mori 19,17 për qind dhe kaloi në raundin e dytë.