Rusët e “Spartakut të Moskës” hedhin sytë nga Hysaj

Më të fundit


Sirenat ruse në merkato bëhen më të forta për Elseid Hysaj. Mediat italiane bëjnë të ditur se Spartaku i Moskës vazhdon të këmbëngulë për të marrë shërbimet e kapitenit të kombëtares së Shqipërisë. Duke qëndruar në lajmet e fundit që vijnë nga përtej Adriatikut, klubi moskovit ka bërë edhe ofertën zyrtare.

Për Napolin janë gati 7 milion euro, ndërsa Hysajt i ofrohet një kontratë 4-vjeçare me 3 milion euro në sezon. Shifra të rëndësishme, por për momentin operacioni bllokohet nga Napoli, që pretendon jo më pak se 10 milion euro për anësorin shqiptar.





Skip to toolbar