Për të do të shkruhet si të tregojë si t’i fshehë gjërat. Çiljeta e di mirë këtë, ndaj dhe ka vendosur t’i zbulojë vetë të gjitha.
Ajo e ka treguar në Instagram se do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e dhjamit në pjesën e barkut, që ndryshe quhet liposkulpturë.
“Pas ardhjes në jetë të Fernandos, edhe unë si shumë nëna të tjera kam bërë shumë përpjekje për t’u ndjerë komode me trupin tim… Dhe ja ku erdhi momenti, t’i nënshtrohem liposkulpturës, një nga ndërhyrjet më të njohura për rimodelimin e trupit”, shkruan Çiljeta duke shtuar në fund se nuk ka fshehur kurrë asnjë nga ndërhyrjet dhe s`do e bënte as këtë herë.
Në të vërtetë ajo tregoi dhe ndërhyrjen që bëri në gjoks, pak vite më parë, duke zvogëluar përmasat e tij.