Salvini bllokon emigrantët, kërkon ndërhyrje nga Komisioni Europian

BOTA


Emigrantët vazhdojnë të mbeten mollë sherri mes ministrit të brendshëm Italian Matteo Salvini dhe BE. Mbrëmjen e së premtes 140 persona nga Libia janë shpëtuar në ujërat e Mesdheut dhe gjenden në anijen e rojës bregdetare italiane.

Zv/kryeministri italian Salvini nuk ka lejuar ankorimin e tyre në ishullin e Lampeduzës. Ai i është drejtuar Komisonit Europian me një kërkesë zyrtare për të luajtur një rol aktiv koordinues për të lehtësuar zbarkimin e të shpëtuarve.


Një zëdhënës i Komisionit deklaroi këtë të shtunë se Brukseli do të nisë bisedimet me shtetet anëtare për të lehtësuar barrën e Italisë por ky është një proces që do të marrë kohë dhe duhet menduar për gjendjen shëndetësore të emigrantëve.

Ministri i brendshëm Italian ka deklaruar se qëndrimi i tij është i palëkundur dhe politika të tilla aspak aktive nga ana e BE, duhet të marrin fund sa më parë.

Fluksi i emigrantëve që vijnë nga Libia drejt vendeve të Europës është rritur pas tensioneve dhe konfliktit të armatosur që vijon prej disa vitesh në vendin afrikan. Vetëm 2 ditë më parë 150 persona u mbytën në ujerat e Mesdheut.

UNHCR ka bërë thirrje vazhdimisht që Europa të zbatojë një plan konkret për mbrojtjen e tyre pasi kthimi në kampe do të ishte tragjik për shkak të kushteve çnjerëzore në të cilat mbahen.




Skip to toolbar