“S’duhet të nxitojmë, inxhinierët të japin mendimin”, Rama viziton familjen e prekur nga tërmeti

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj kanë vizituar familjen Luri në Tiranë, shtëpia e të cilës u shemb nga tërmeti dhe sot ndodhen të sistemuar në një banesë me qira.

Gjatë vizitës Rama tha se qeveria e bashkia nuk duhet të nxitojnë, sidomos me pallatet. Ai vlerësoi se inxhinierët do të japin mendimin final e qeveria më pas do të veprojë. Gjithashtu Rama shtoi se deri në ndërtimin e shtëpisë së re apo meremetimin e shtëpisë së dëmtuar, familja Luri dhe të gjitha familjet e tjera të prekura nga tërmeti do të qëndrojnë me qira të paguara nga shteti.

“Nuk duhet të nxitojmë, sidomos me godinat me shumë banesa, pra pallatet, duhet një vlerësim inxhinierik. Duhet marrë mendimi i grupit të inxhinierëve, që ia vlen apo jo. Sepse përndryshe nxjerrim sytë për të vendosur veshët. Bashkitë kanë bërë vlerësimin paraprak, tani duhet vlerësimi final.

Vlerësimi do të nxjerrë nëse pallati duhet prishur apo duhet të qëndrojë. Ta shikojmë si do të dalë pallati, që të jemi në rregull. Fatmirësisht Tirana është mirë, ndërsa probleme kemi pasur më tepër në zonën e Krujës dhe të Kurbinit”, tha Rama.

Për ndërtimin e shtëpisë të reja solidarizimi ka qenë i madh, ndërsa më 17 shkurt do të mbahet edhe konferenca e donatorëve për Shqipërinë nga BE pikërisht për të mbledhur fonde për të rindërtuar zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱Tiranë, Njësia 8 – Në familjen e Dallëndyshe Lurit, e cila u godit nga tërmeti e humbi strehën dhe sot, njësoj si mijëra familje të tjera të prekura është sistemuar në një shtëpi me qera.Deri në ndërtimin e shtëpisë së re apo meremetimin e shtëpisë së dëmtuar, familja e Dallëndyshes dhe të gjitha familjet që kanë humbur shtëpinë në qytetet e prekura, 7383 të miratuara aktualisht, do të qëndrojnë me qera të paguara nga shteti🤝

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 10. Januar 2020


Skip to toolbar