“Seancë historike”, Konjufca: Kosova e Shqipëria bashkë në çdo rrethanë e pa asnjë kusht

AKTUALITET


Kosova e Shqipëria janë me njëra-tjetrën në çdo rrethanë e pa asnjë kusht. Kështu u shpreh kreu i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca në seancën e përbashkët në Prishtinë, të cilën e konsideroi historike.

Në fjalën e tij kryeparlamentari kosovar vlerësoi Shqipërinë për mbrojtjen e interesave të Kosovës në arenën ndërkombëtare, teksa foli edhe për raportet me Serbinë.

“Seancë historike se është e para që po ndodh në Republikën e Kosovës dhe në Prishtinë si bashkim mes kuvendit të Republikës sonë dhe Republikës së Shqipërisë. Për të dëshmuar unitetin tonë përballë sfidave politike e gjeopolitike të sigurisë që shoqërojnë rajonin e kontinentin gjatë këtij viti. Ky përbashkim përbën dëshmi se Kosova e Shqipëria janë me njëra-tjetrën në çdo rrethanë e pa asnjë kusht. Ne nuk mund të përfaqësojmë asgjë veç interesit kombëtar”.



Skip to toolbar