Sekuestrohen 37 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni u zhvillua gjatë mbrëmjes në Janinë. Mësohet se në aksin Konice-Janine, policia ka pikasur një automjet që vinte nga kufiri gjelbër dhe i ka bërë shenjë për të ndaluar.
Drejtuesi ka shtuar shpejtësinë duke kryer manovra të rrezikshme, ndërkohë që policia vazhdoi ndjekjen dhe disa minuta më vonë gjeti mjetin të braktisur. Ky i fundit u fut në një zonë pyjore dhe u largua duke përfituar edhe nga errësira.
Gjatë kontrollit në mjet u gjeten dhe sekuestruan 10 pako me 36 kg 900 gram marijuanë, ndërsa u identifikua drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar, i cili u shpall në kërkim. Mjeti iu dorëzua një kompanie makinash me qira ne Athinë, ku i dyshuari e kishte marrë dhe nuk e kishte dorëzuar në ditën e caktuar.