Senati amerikan, pro Maqedonisë në NATO

AKTUALITET


Ndërkohë që Brukseli i mbylli derën Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, senati amerikan ratifikoi të martën Protokollin për anëtarësimin e saj në NATO. 84 senatorë votuan pro anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, dy të tjerë votuan kundër kundër, dhe 14 senatorë nuk morën pjesë në votim.

Shtetet e Bashkuara tashmë i japin një shtysë të fortë anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në aleancën paqeruajtëse, siç është NATO. Ratifikimi Protokollit të anëtarësimit deri tani është votuar nga shumica e shteteve që janë anëtare të NATO-s, përfshirë edhe Shqipërinë.

Maqedonia e Veriut ka qenë peng i mosmarrëveshjeve për emrin me Greqinë, por ky ngërç, i cili prej shumë vitesh u bë pengesë e aspiratave të shtetit fqinj, gjeti zgjidhje nga arritja e marrëveshjes së Prespës mes Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras.



Skip to toolbar