Senati i SHBA hap rrugën për paketën e klimës

BOTA


Paketa, e cila siguron rreth 370 miliardë dollarë (rreth 363 miliardë euro) për sigurinë e energjisë dhe mbrojtjen e klimës, si dhe 64 miliardë dollarë për kujdesin shëndetësor, u miratua me votat e demokratëve të dielën.

“Ndryshime të mëdha”

Miratimi është një sukses i rëndësishëm për presidentin Joe Biden, i cili ende nuk ka qenë në gjendje të realizojë reformat e mëdha të premtuara kur mori detyrën rreth 18 muaj më parë. Votimi i paketës së reformave, për të cilën Biden thotë se do të sjellë “ndryshime rrënjësore për familjet e punëtorëve”, u bë i mundur sepse demokratët arritën çuditërisht një marrëveshje të brendshme partiake në fund të korrikut.

USA Lake Mead | Trockenheit und niedriger Wasserstand

Senatori i krahut konservator Joe Manchin ka hequr dorë nga kundërshtimi i tij ndaj një versioni dukshëm të ndryshuar të paketës së reformave, nga ajo që ishte propozuar vitin e kaluar. Senatorja demokrate Kyrsten Sinema, e cila së bashku me Manchin e bllokoi paketën vitin e kaluar, bëri të ditur se do ta mbështesë ligjin e ri pak ditë më parë.

Shumica e vogël

Mbështetja e tyre ishte jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi demokratët nuk do të mund ta votonin ligjin, po të kishte vetëm edhe një kundërshtar nga radhët e kësaj partie, duke pasur parasysh shumicën e vogël në Senat. “Rruga ka qenë e gjatë, e vështirë dhe me pengesa”, tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer pak para votimit.

Buffalo I Biden kritisiert Ideologie von Rechten

Pas miratimit nga Senati, projektligji do të kthehet në Dhomën e Përfaqësuesve javën e ardhshme, ku demokratët po ashtu kanë një shumicë të ngushtë. Pak muaj përpara zgjedhjeve për disa vende në Kongres në nëntor, miratimi i ligjit, qoftë edhe në versionin e tij të zbehtë, do të ishte një sukses i madh për presidentin dhe partinë e tij demokratike.

Republikanët janë kundër

Republikanët e kanë kritikuar ashpër paketën. “Ne do të bëjmë çfarë mundemi për të parandaluar që ky legj të kalojë”, tha senatori republikan John Thune. Por opsionet e republikanëve janë të kufizuara për sa kohë që nuk ka kundërshtarë brenda demokratëve, pasi që ata kanë shumicën. Megjithatë, republikanët mund të paraqesin vazhdimisht amendamente dhe ta zgjasin procesin.



Skip to toolbar