Tre
ditë më parë, një i ri 17 vjeç humbi jetën në një aksident tragjik në afërsi të
rrethrrotullimit të TEG. Policia u shpreh se dy mjete ishin duke bërë gara në
aksin rrugor të Unazës nga TEG në drejtim të Saukut, ku njëri nga mjetet përplasi
një tjetër mjet të parkuar në anë të rrugës. Pasojat ishin fatale, 1 i vdekur
dhe 3 të plagosur.
Pas
kësaj ngjarje, Policia Rrugore e Tiranës rrit vigjilencën. Patrullat e përgjithshme,
në rreth 4 orë, kanë mbikëqyrur mbrëmjen e të mërkurës lëvizjen e mjeteve në këtë
aks rrugor. Rezultati, 28 patenta të pezulluara. Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë, patentat u janë
hequr shoferëve të ndryshëm, të cilët përgjatë aksit rrugor Tiranë-Elbasan dhe
Saukt-TEG, lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara.
Duket e pabesueshme, por radarët e policisë arritën të regjistronin shpejtësi që varionte nga 140 deri në 204 km në orë. Policia paralajmëron drejtuesit e mjeteve, që të mos “fluturojnë”, pasi në rastin më të mirë i prej gjoba dhe prangat, ndërsa në rastin më të keq përfundon në spital apo më keq akoma… Shpejtësia e lartë është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve në rrugët e vendit tonë.