SHBA, në hetimet për bastisjen e Kongresit mund të arrestohen 100 persona

BOTA


Të paktën edhe 100 persona të tjerë mund të arrestohet në kuadër të hetimeve që Departamenti amerikan i Drejtësisë zhvillon lidhur me bastisjen e Kongresit më 6 janar 2021 në SHBA.

Prokurorët federalë thanë se në kuadër të hetimeve deri më sot janë arrestuar mbi 400 persona. Sipas tyre “Hetimet vazhdojnë dhe administrata pret arrestimin e të paktën edhe 100 personave të tjerë si dhe ngarkimin e akuzës ndaj tyre”.


“Hetimet në fjalë mund të jetë një prej hetimeve më të mëdha në historinë e SHBA-së. Tek kjo mund të jetë efektive shumica e të akuzuarve por edhe e provave”, thuhet në deklaratë.

Në bastisjen e Kongresit që ndodhi më 6 janar humbën jetën 5 persona. Lidhur me ngjarjen ish-presidenti Donald Trump u gjykua me kërkesën për shkarkim me akuzën për nxitjen e popullit në rebelim, por ai nuk u fajësua në votimin e zhvilluar në Senat.




Skip to toolbar