SHBA shkëmben të burgosurin taleban me dy amerikanë

BOTA


Dy amerikanë të mbajtur nga autoritetet talebane në Afganistan janë shkëmbyer me një afgan të burgosur në SHBA me akuza për trafik droge dhe terrorizëm. Lajmi doli pasi Ryan Corbett dhe ëilliam ëallace McKenty u liruan.

Afgani Khan Mohmmad po kryente një dënim të përjetshëm në një burg federal në Kaliforni me akuza për trafik droge dhe terrorizëm.

Një deklaratë nga qeveria talebane në Kabul njoftoi marrëveshjen, e cila u arrit pak përpara se presidenti Joe Biden të përfundonte mandatin e tij në detyrë.

“Një luftëtar afgan Khan Mohammed i burgosur në Amerikë është liruar në këmbim të shtetasve amerikanë dhe është kthyer në vend,” tha Ministria e Jashtme e Talibanëve në një deklaratë.



Skip to toolbar