SHBA shpall Gardën Iraniane organizatë terroriste

Më të fundit


Administrata Trump pritet të caktojë Gardën Islamike Revolucionare Islamike (IRGC) si një organizatë terroriste të huaj. Vendimi pritet të miratohet dhe bëhet zyrtarisht publik që të hënën në mëngjes sipas një zyrtari të SHBA.

Vendimi do të jepet formalisht nën kompetencën e Departamentit të Shtetit dhe po merr një rëndësi të madhe si pjesë e strategjisë gjithnjë e më agresive të Shtëpisë së Bardhë ndaj Iranit.

Zyrtarët e mbrojtjes kanë thënë CNN se trupat amerikane në Siri dhe Irak shpesh e gjejnë veten duke vepruar në afërsi të anëtarëve të IRGC.

“Nën mbulesën e luftës siriane, IRGC po përpiqet të mbjell rrënjë ushtarake në Siri dhe të krijojë një bazë të re strategjike për të kërcënuar fqinjët e Sirisë, si Izraeli. Irani është përgjegjës për vdekjen e të paktën 608 anëtarëve të shërbimit amerikan, ndërsa me mijëra irakianë janë vrarë nga autoritetet e IRGC-së.” -u tha gazetarëve Brian Hook, përfaqësuesi special i Departamentit të Shtetit për Iranin.

Kjo do të shënonte herën e parë që Uashingtoni etiketon zyrtarisht ushtrinë e një vendi tjetër si një grup terrorist. SHBA ka përfshirë në listën e zezë dhjetëra entitete dhe persona për shkak të lidhjeve me Rojat Revolucionare Iraniane, por jo vetë organizatën.

Garda Revolucionare Iraniane është organizata më e fuqishme e sigurisë në vend dhe kontrollon sektorë të gjerë të ekonomisë iraniane, ka ndikim në sistemin politik dhe është përgjegjëse për programet bërthamore të Iranit.



Skip to toolbar