Shtetet e Bashkuara kanë vënë veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila do të kërkonte një pauzë humanitare në Gaza, duke dënuar gjithashtu sulmet e Hamasit kundër Izraelit.
Në Këshillin e Sigurimit prej 15 anëtarësh, 12 vende të tjera votuan pro rezolutës, ndërsa dy abstenuan, shkruan Al Jazeera.
Ndërkaq, presidenti amerikan, Joe Biden tha se populli izraelit do të ketë gjithmonë mbështetjen e pakushtëzuar të SHBA-ve.
Nga Izraeli, ku ndodhet për një vizitë zyrtare pas sulmit të Hamasit që mori shumë jetë njerëzish, Biden shtoi se do të kërkojë në Kongres që të ofrojë një paketë ndihme për vendin.