Shemben me policë dy banesa në Shkozë

AKTUALITET


IKMT ka përfunduar aksionin në Shkozë duke shembur dy banesat e parashikuara, të cilat pengonin zbatimin e projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës.

Aksioni nisi në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Forca të shumta policie dhe FNSH rrethuan zonën për të mos lejuar përplasjen e banorëve me forcat e IKMT-së.

Me gjithë kundërshtimet e banorëve aksioni vijoi pa probleme. Kjo ishte dita e dytë e aksionit të IKMT-së në Shkozë. Gjatë të mërkurës pati përplasje mes banorëve dhe policisë. Shumë banorë madje u ngujuan nëpër banesa për të mos lejuar shembjen. Në mbështetje të banorëve erdhi ish deputeti i PD-së Aldo Bumçi i cili akuzoi qeverinë për këtë aksion.



Skip to toolbar