Shengeni Ballkanik, Kurti: I nxituar, nuk nis me Serbinë kjo punë

POLITIKË


Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pritet të mandatohet si kryeministër i Kosovës, e cilësoi një lëvizje të nxituar dhe të llogaritur gabim në hapa nismën për krijimin e Shengenit Ballkanik. Kurti tha se Rama nxitoi në Novi Sad por edhe në Shkup në takimin me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për projektin e Shengenit Ballkanik, duke i kujtuar se fillimisht këtë duhet ta bënte me Kosovën dhe në fund Serbinë. Kurti shtoi se duhej pritur të formohej qeveria e re e Kosovës e jo të nxitohej me takime.

Një lloj vrapi në Novi Sad dhe në Shkup, është gabim në hapa. Nuk nis me Serbinë kjo punë. Nis Kosovë-Shqipëri, vazhdon Kroaci-Bullgari, vazhdon Sarajevë zyrtare, Podgoricë zyrtare, Shkup zyrtar e Beogradi në fund, sepse i tillë është ai i pa penduar për luftërat. Rrjedhimisht mendoj që edhe mbledhja e Novi Sadit edhe mbledhja e Ohrit ishin gabim në hapa. Shqipëria zyrtare u ankua se nuk ka pasur qeveri të denjë në Kosovë, për bashkëpunim çfarë ajo ka dashur, e ka qenë e nevojshëm për të gjithë neve. Meqenëse ka pritur Shqipëria zyrtare për një qeveri të denjë të Kosovës shumë vjet, ka mundur të pres edhe pak javë që të formohet kjo qeveri, e të bashkëpunojmë siç duam të gjithë ne.

Unë nuk e kuptoj pse kjo nguti, pse ky nxitim me Novi Sad e me Ohër e nesër në Durrës, kur jemi ne prag të formimit të Qeverisë së Kosovës. Nëse kanë pritur shumë vite është dashur të presin edhe pak javë”, u shpreh Kurti.



Skip to toolbar