Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se nisma për ‘Mini Shengenin’ e ka propozuar Beogradi. Këtë Daçiç e ka bërë të ditur gjatë një intervistë teksa u pyet rreth ndryshimeve politike në Kosovë për heqjen e taksës dhe rifillimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.
Ivica Daçiç ka deklaruar ndër të tjera se Kosova dhe Serbia janë larg dialogut kjo sipas tij ka ardhur edhe si pasojë e taksën e vendosur ndaj mallrave të Serbisë . Ndërsa nga ana tjetër Daçiç thekson se Beogradi po vepron plotësisht ndryshe duke propozuar ‘Mini Shengenin për t’i hequr të gjitha barrierat mes dy shteteve.
“Unë mendoj se jem larg nga ajo (vazhdimi i dialogut), sepse institucionet e Kosovës duhet të krijohen. Se a do të krijohen apo jo është një pikëpyetje e madhe. Taksa është një vendim që se ka parë historia, sigurisht që ne nuk e konsiderojmë Kosovën si një shtet tjetër dhe këtu nuk bëhet fjalë për raporte bilaterale por… Beogradi propozon ‘Mini Shengenin, heqjen e të gjitha barrierave, dhe Prishtina vendos taksë 100 për qind. Është totalisht një vendim kundër përpjekjeve për normalizim dhe pajtim në gjithë rajonin. Ne nuk jemi shumë optimist rreth kësaj, por ne do të shohim si do të rrjedh situata. Në çdo rast Serbia do të jetë një faktor konstruktiv”, ka thënë Ivica Daçiç
‘Mini Shnegeni’ ka sjell reagime të shumta nga zyrtarë të Kosovës, ku nuk kanë munguar sulmet ndaj kryeministrit Rama, të cilët e kanë cilësuar edhe si tradhtar apo se po tenton të krijojë një Jugosllavi të re. Vetë Rama i është përgjigjur këtyre akuzave si rrena dhe se ai nuk do të këmbëngulte në këtë ide nëse nuk do të ishte në të mirë të Kosovës dhe Shqipërisë.