Viktimat e para të 2020 shënohen në Tiranë. Aksidentohen për vdekje dy kalimtarë

AKTUALITET


Fatkeqësisht 2 janari ka shënuar aksidentin e parë me pasojë vdekjen për vitin 2020. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona.

Dy kalimtarë janë përplasur për vdekje, në momentin që po kalonin rrugën te vijat e bardha. Viktimat janë Erion Balla 36-vjeç nga Rrësheni i Mirditës ndërsa gruaja që humbi jetën është 72-vjeçarja H.S banuese në Tiranë.


Në aksident të janë përshirë një makinë tip ‘Golf’ ngjyrë blu me targa ‘AA 758 YZ’ me drejtues Edmond Muratin, ndërsa makina tjetër është një ‘Volkswagen’ ngjyrë gri me targa ‘AA 544 SX’ me drejtues Eljon Lazri, të cilët kanë marrë plagë të lehta. Sipas policisë makina me drejtues Eljon Lazri ka kyer një parakalim të gabuar dhe me shpejtësi duke u përplasur me makinën tjetër me drejtues Edmond Muratin dhe si pasojë ka përplasur edhe dy këmbësorët, të cilët nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve të marra.

Ambulanca dhe forca të shumta policie po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti. Shkak i këtij aksidenti është shpejtësia tej normave të lejuara dhe parakalimi i gabuar.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon veprimet dhe po këqyr kamerat përreth vendit te aksidentit për zbardhjen e aksidentit.




Skip to toolbar