Sherr masiv mes të rinjve në Lezhë, lëndohen disa prej tyre

AKTUALITET


LEZHË- Një konflikt i çastit mes 5 të rinjve në qytetin e Lezhës është shoqëruar me përdorimin e mjeteve të forta dhe plagosjen e dy prej tyre.

Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Tre personat e tjerë të përshirë në sherr janë shoqëruar në polici. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta”, pranë Varrezave të Dëshmorëve./abcnews.al



Skip to toolbar