Një 30-vjeçar ka goditur babanë më sëpatë pas një sherri në familje. Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:00 të së mërkurës, në lagjen “Xhevdet Nepravishta” të Lushnjës. Nga të dhënat paraprake mësohet se djali Dritan Veliu ka pasur një sherr me të atin Kujtim Veliu, 67 vjeç, të cilin e ka goditur me sëpatë.
Menjëherë pas këtij konflikti, djali është larguar nga shtëpia, ndërsa policia është njoftuar nga familjarët dhe menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes. Burimet policore thanë se i plagosur rëndë është dërguar në spital, ndërsa emri i autorit të dyshuar u është dhënë të gjitha patrullave, duke bërë të mundur që brenda pak minutash të arrestohet.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që 67-vjeçari i plagosur ndodhet në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.