Sherr në familje, shqiptari vret me armë kunatin në Itali

AKTUALITET


Sherret mes familjeve shqiptare janë rikthyer sërish në Itali, ku një shqiptar ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e së dielës në Romë, ndërkohë që sipas mediave të vendit fqinj, një shqiptar është vrarë në zonën e Nettunos, në bregdetin jugor të Romës. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti verbal mes dy kunetërve, ku një prej tyre mbeti i vrarë me armë zjarri.

Kanë qenë fqinjët ata që pasi dëgjuan të shtënat kanë lajmëruar policinë. Viktima është një 45 vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Ndërsa autoritetet italiane kanë arrestuar, kunatin e viktimës, i cili rezulton të jetë një 50-vjeçar me leje qëndrimi në Itali.





Skip to toolbar