Sherri për pronën mes dy vëllezërve në Fushë-Krujë ka çuar pas hekurave A.G 30 vjeç i cili goditi me mjete të forta xhaxhanë e tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Hasan ku përveç arrestimit të 30 vjeçarit policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë dhe për babanë e tij, shtetasin me inicialet XH.G., i cili u përfshi në konflikt.
Të njëjtat burime sqaruan se shkak i sherrit që degjeneroi në dhunë ka qenë për motive pronësie.
Të dy, babë e bir, akuzohen se në bashkëpunim me njëri- tjetrin, gjatë një konflikti kanë goditur me mjete të forta në afërsi të banesës së tij, shtetasin F.G.,45 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Dhuna në familje”.