Sherr te stacioni i furgonave në Shkodër, arrestohet një person. Një tjetër bëhet për spital

AKTUALITET


Një 63-vjeçar është vënë në pranga në Shkodër. Ai u kap pasi është konfliktuar me një 52-vjeçar për arsye konkurrence.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vojo Kushi” para stacionit të furgonave për transportin e pasagjerëve. Si pasojë e dhunës, uniformat blu njoftojnë se është dëmtuar fizikisht 52-vjeçari që është dërguar në spital.

Ndërhyrja e policisë ka qenë vendimtare për t’i ndarë pasi ngjarja mund të përshkallëzohej më tej.

Ndërkohë autoritetet kanë vijuar kontrollet në shtëpinë e 62-vjeçarit ku gjetën një pistoletë dhe municionin luftarak që ai i mbante pa leje.

Ndaj tij rëndojnë dy vepra penale, plagosje e rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.



Skip to toolbar