Sherri me sende të forta në Palasë, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy persona të tjerë

AKTUALITET


Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vijon hetimet për konfliktin fizik që ndodhi në ambientet e një kompleksi në Palasë.

Në njoftimin e saj, policia bën me dije se është bërë i mundur identifikimi i dy personave si dhe shpallja në kërkim i tyre.

Po ashtu në kërkim janë shpallur dhe dy persona të moshave 28 dhe 49-vjeç, pasi goditën me sende të forta një 42-vjeçar.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar