33-vjeçari Orest Shkurti kishte gjetur një metodë të re për të shitur drogën në qytetin e Lushnjës, me monopatinë. I riu shiste nëpër qytet kokainë dhe kanabis dhe si mjet ‘transporti’ përdorte monopatinë.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë iu gjetën dhe u sekuestruan doza kokainë dhe kanabis, si dhe një shumë parash të përfituara nga këto.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.