Shit blerja e votës/ Drejtuesja e KSHH: Fenomen i përsëritur

AKTUALITET


Drejtuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj tha në studion e Tirana Live se fenomeni I shit blerjes së votës është një rast i përsëritur në vend.

“Fenomeni i shit blerjes së votës është një nga problemet më të ndjeshmë që cënon integritetin e votes, në këtë mënyrë prek edhe standardet që kërkohen për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në mënyrëtë përsëritur është evidentuar edhe në raportet e OSBE ODIHR.


Situata e vështirë siocio-ekonomikë dhe kultura e pandëshkueshmërisë janë element që keqpërdoren nga subjektet zgjedhjeve. Refeurar zgjedhjeve të kaluara, ajo që vëmë re është se strukturat drejtuese ngarkojnë persona të vëcantë që merren me këtë mekanizëm dhe kjo bën që pandëshkueshmëria të jetë një problem shqetësues.

Nga të dhënat e hetimit na rezulton se hetimi shtrihet vetëm te ndërmjetësit e fenomenit të shitblerjes së votes. Janë afro 200 procedime penale, ku 110 I përkasin korrupsionit aktiv dhe pasiv në zgjedhje, vetëm dy raste gjykata ka konkluduar me vendime fajësie. Rastet e dënimeve janë të pakta gati të papërfillshme, kjo ushqen fenomenin dhe e bën atë shumë problematic për një vend që synon zgjedhje të lira e të ndershme.” -u shpreh ajo.




Skip to toolbar