Karabinierët italianë kanë shkatërruar një grup shqiptaro-italian, që merrej me trafikimin e drogës duke çuar në arrestimin e 13 personave. Mes të arrestuarve ka shqiptarë dhe italianë të moshave nga 25-50 vjeç, ku gjykata ka vendosur “arrest me burg” për 5 prej tyre, 2 në “arrest shtëpiak” dhe 6 të tjerë u ka dhënë masën “detyrim paraqitje”.
Grupi, i cili vëzhgohej prej kohësh nga policia italiane, vepronte në zonën e Valletten në periferi të Torinos, duke u hequr se shisnin libra dhe arka me shishe vere. Në fakt ato bënin transportin e lëndës narkotike, ndërsa disa të tjerë ruanin zonë me dylbi nëse mund të shfaqej ndonjë karabinier.
Nga tregtimi i drogës, grupi kriminal përfitonte 20 000 euro në muaj. Policia sekuestroi një sasi të madhe lëndë narkotike si kokainë, hashash dhe marijuanë, ndërsa vijon hetimet për identifikimin e të implikuarve të tjerë në këtë trafikun e drogës.