Shkëlqeu me Juventusin, Moise Kean shkon te Everton për 30 mln euro

SPORT


Talenti i Juventusit, Moise Kean, është larguar zyrtarisht nga klubi ‘bardhezi’, pasi ka firmosur për pesë vitet e ardhshme me Everton në Angli. Sulmuesi ka firmosur një kontratë pesë vjeçare, e cila skadon në fund të vitit 2024. Sulmuesi 19-vjeçar, pjesë dhe kombëtares së Ialisë, është vlerësuar si një nga talentet më të mirë të Evropës, duke u bërë kështu lojtari i pestë që firmos me Everton, për 30 milionë euro.

“Jam shumë krenar dhe i nderuar që vesh fanellën e Everton. Unë do të jap më të mirën për këtë ekip, “tha Kean për evertontv, pas firmosjes së kontratës. “Unë isha i bindur për zgjedhjen që kam bërë për të nënshrkuar me Everton. Ky është një klub që shikon nga e ardhmja, dhe kështu jam dhe unë. Kam ambicie të mëdha, dhe do të punoj shumë për të ndihmuar klubin dhe arritur objektivat”, ka thënë Kean.

Kean bëri 13 paraqitje me Juventusin sezonin e kaluar duke shënuar 6 gola. Sulmuesi debutoi në moshën 16-vjeçare me klubin torinez, duke zëvendësuar shokun e tij të skuadrës Mario Mandzukic kundër Pescaras në nëntor të vitit 2016. Gjithashtu, Moise Kean futi emrin e tij në librat e rekordeve të futbollit, pasi  luajti në një ndeshje kualifikuese të Kampionatit Evropian në mars, duke shënuar dhe gol. Me golin ndaj Finlandës, Kean u bë lojtari më i ri që shënon për Italinë që prej vitit 1958, duke shënuar në moshën 19 vjeç dhe 23 ditë.



Skip to toolbar