Edin Dzeko vishet bardhezi, Juventus gjen më në fund sulmuesin

Edin Dzeko do të jetë sulmuesi i ri i Juves, nuk ka asnjë dyshim në këtë pikë, është thjeshtë çështje procedurash që boshnjaku të transferohet zyrtarisht në Torino. Dzeko zbarkoi këtë mëngjes në Trigoria, qendrën stërvitore të Romës, për tu përshëndetur me shokët e tij.

Përtej emrave të shumtë që kanë qarkulluar këtë kohë, mbi të gjitha ai i Luis Suarez, Dzeko ka qenë që në momentin e parë i preferuari i Andrea Pirlos. Për arsye taktike dhe për lidership, Pirlo kërkoi boshnjakun me insistim dhe tashmë do ta ketë në dispozicion.

Dzeko do të firmos në Torino një kontratë 2-vjeçare nga ku do të përfitoj 7,5 milion euro, aq sa fitonte edhe tek Roma. Verdhekuqtë do të përfitojnë nga ky transferim 5 milion euro. Me afrimin e Dzekos, Pirlo pritet ti jap dorën e fundit formacionit të tij që sheh boshnjakun në majën e sulmit i mbështetur nga Dybala dhe C.Ronaldo.

Inter “ngec” në Lecce, përfiton Juventus. Kumbulla del nga fusha i dëmtuar

Inter është ndaluar në barazim 1-1 nga Lecce në javën e 20-të të Serie A. Skuadra zikaltër i bëri një “dhuratë” të papritur rivalit të saj për titull, Juventus. Ishte Bastoni ai që tundi rrjetën në të 72` për Inter, por Mancosu barazoi pak minuta më vonë për Lecce. Shifrat 1-1 nuk ndryshuar deri në përfundim të ndeshjes.

Kështu, skuadra e Inter mbetet në vendin e dytë me 47 pikë, ndrërsa Juventus kryeson me 48 pikë, ndërkohë që ka dhe një ndeshje më shumë në dispozicion për të luajtur. Lecce ndodhet në vendin e 17 të renditjes. Me të njëjtin rezultat, barazim 1-1, u ndanë mes tyre Bologna dhe Verona, skuadra që ndodhen aktualisht në mesin e tabelës së renditjes në Serie A.

Ndërkohë, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla doli herët nga fusha e lojës, pasi mbeti i dëmtuar. Brescia barazoi 2-2 me Cagliarin, në një sfidë ku mesfushori i kombëtares Emanuele Ndoj luajti titullar për Brescian, por u ndëshkua me karton të verdhë. Barazimi i të dielës mban gjallë shpresat e skuadrës së Emanuele Ndoj për të mbijetuar, pavarësisht se ndodhet në vendin e tretë nga fundi i renditjes me 15 pikë, një më pak se Lecce.

Hysaj drejt Juves, shkëmbim me De Sciglio

Merkato do dhe pak ditë të hapet zyrtarisht, por lajmet e transferimeve zënë titujt kryesor të mediave. Edhe për futbollistët e kombëtares shqiptare, kjo merkato pritet të jetë aktive. Një prej tyre është kapiteni i kuqezinjve, Elseid Hysaj, që me gjasa do të largohet nga Napoli.

Në fakt, prestigjiozja “goal.com” në versionin italian, shkruan se shkodrani mund të kalojë te Juventus. Formula e transferimit mund të jetë një shkëmbim mes De Sciglio dhe Hysajt.

 Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është një nga futbollistët e preferuar të trajnerit Maurizio Sarri. Ndërkohë, “Gazetta dello Sport” thotë se dy klubet janë duke punuar në këtë drejtim.

 Mattia de  Sciglio mund të shkojë në Napoli, ndërsa Hysaj në Torino. Mediat italiane e shohin një transferim të mundshëm, pasi të dy lojtarët nuk po kalojnë momente të mira te klubet përkatëse.

“Air Ronaldo”, shikoni si “fluturon” CR7 kur shënon

Juventus mundi 2-1 në transfertë Sampdorian të mërkurën në takimin e javës së 17-të të Serie A. Dybala në të 19` dhe Ronaldo në të 45`, ishin autorët e golave të fitores së Juventus, që kryeson renditjen me 43 pikë.

Por, goli i CR7 nuk ishte i zakonshëm. Një passim i shkëlqyer nga Alex Sandro nga krahët, gjeti Ronaldon në zonën kundërshtare.

Me shpejtësi, portugezi u ngrit 2.56 metër nga toka, duke “fluturuar” mbi kokën e një lojtari të Sampdorias.

Kështu, goli jo vetëm që i dha tre pikë të rëndësishme Juventus, por Ronaldo tregoi dhe njëherë klasin e tij si lojtar. Për më tepër ndiqni videon:

Nga Juventus te PSG, pretendentët vijojnë në Champions

Juventus dhe Atletico Madrid janë dy ekipet që vijojnë aventurën në turin tjetër të Champions League nga Grupi D. të dyja ekipet fituan mbrëmjen e të mëkurës, ku Juventus mundi me rezultatin 2-0 Bayern Leverkusen, ndërsa Atletico Madrid fitoi ndaj Lokomotiv Moscoë 2-0. Skuadra e Leverkusen do të vijojë aventurën në Europa League, pas eleminimit nga Champions League.

Bayern Munich dhe Totenham u përballën mes tyre në takimin e fundit të fazës në grupe të Champion League në Grupin B. Bayern fitoi 3-1 ndaj Tottenham, duke e mbyllur grupin me 18 pikë, ndërsa “Spurs” u renditën të dytët në grup me 10 pikë. Ndërkohë, skuadra  greke e Olympiacos vijon aventurën në Europa League pasi u rendit në vendin e 3 në grup me 4 pikë, pas fitores minimale 1-0 ndaj Crvena Zvezdës.

Në Grupin A, Paris Saint-Germain kaloi si ekipi i parë në grup me 16 pikë, pasi fitoisfidën e fundit duke mundur skuadrën turke të Galatasaray me rezultatin 5-0. Në vendin e dytë u rendit Real Madrid që mundi 3-1 Clube Brugge. Në vend të tretë në grup u rendit pikërisht clube Brugge, që tashmë do të vijojë në turin tjetër të Europa League.

Eskpert i Juves, për të trajnuar shqiptarët

Një skuadër futbolli nuk do të ishte e plotë nëse nuk do të kishte stafin mbështetës. Një nga hallkat më të rëndësishme janë mjekët. Ata janë vendimtar, pasi kujdesen për lojtarët gjatë ndeshjeve dhe stërvitje, duke ndihmuar ekipet të realizojnë objektivat e tyre.

Ndaj, UEFA e konsideron stafin mjekësor në ekip si një kusht të rëndësishëm për liçensimin e klubeve që luajnë në ligat e saj, por edhe në ligat përkatëse të shtetve anëtare.

Nisur nga ky fakt, edhe në Shqipëri, Federata Shqiptare e Futbollit e shikon si një nga hallkat më të rëndësishme të procesit të licensimit të klubeve stafin mjekësor. Ndaj, të mërkurën, në ambientet e federatës është zhvilluar një trajnim i stafeve mjekësore të klubeve të Superligës.

Fizioterapistët e ekipeve të Superligës, dëgjuan mbi të rejat e fundit nga fusha e mjekësisë sportive, nga mjeku i ekipit kombëtar shqiptar Doktor Gianluca Stesina. Ish- mjeku i Juventusit, që aktualisht është pjesë e Juventus Medical, referoi përpara kolegëve të tij të klubeve shqiptare, duke u paraqitur atyre teknikat dhe praktikat më të mira për rikuperimin e sportistëve pas traumave.

Video/ Costa nderon Juven. Ringjallet Bayern

Juventus fitoi në frymën e fundi ndaj Locomotiv Mosow me rezultatin 2-1 në transfertë. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1, e takimit të vlefshëm për raundit të katërt të Champions League. Ramsey kaloi në avantazh Juventusin që në minutën e katërt, pas një gafe të portierit vendas. Ronaldo ekzekutoi një goditje dënimi, me topin që shkoi në duart e portierit, por i rrëshikit ndërsa Ramsey përfitoi duke e shtyrë në rrjetë.

Por në një situatë të ngjashme, Juventus do të pësonte pak minuta më vonë. Në të 12`, Miranchuk barazoi shifrat për skuadrën ruse, pasi përfitoi nga një top i kthyer pas nga përplasja me shtyllën. Në mungesë të mbrojtësve të Juves në zonë, lojtari i Lokomotivës gjeti rrjetën duke barazuar shifrat. Në pjesën e dytë

Juve rrit presionin, por përballet me vendosmërinë e skuadrës së Lokomotivës. Megjithatë në minutën e tretë shtesë në fund të takimit, Costa gjen rrjetën pas një asisti të Higuain, duke i dhënë tre pikët Juventus. Tashmë italianët kryesojnë grupin me 10 pikë, tre më shumë se Atletico Madrid që përballet me Bayern Leverkusen. Ndërsa Lokomotiv Moscow ka 3 pikë dhe ka ende shpresë për kualifikim.

Bayern Munich dha sinjale pozitive të mërkurën në mbrëmje në takimin e javës së katërt të Champions League, pasi fitoi në shtëpi ndaj Olympiacos Piraeus. Sinjal pozitiv ky që vjen vetëm pak ditë pasi klubi shkarkoi trajnerin Niko Kovaç, ndërsa drejtimin e skuadrës e ka marrë përkohësisht zëvendëstrajneri.

Lewandowski në të 69` gjeti rrjetën pas një krosimi nga e djathta nga Coman, ndërsa Perisic dyfishoi për Bayern në të 89` pasi përfitoi nga një shpërqëndrim i mbrojtjes së skuadrës greke. Bayern ndodhet i pari me 12 pikë në grupin B, ndërsa lë pas Tottenham me 4 pikë dhe Cërvena Zvenda me 3 pikë, ndërsa Olympiacos mban vendin e fundit me 1 pikë.

Kur Ronaldo mungon, Juventus nuk fiton

Lecce ndal Juventusin. 100 minuta lojë nuk i mjaftuan skuadrës së Maurizio Sarrit për të mundur një rival modest si Lecce. Ndonëse kontrolloi topin në gati 70% të lojës, gjuajti 16 herë portën, me gjashtë tentativa për gol, Juve nuk arriti të shkatërronte “autobusin” e Lecce, duke dalë me vetëm një pikë nga transferta, pas barazimit 1-1.

Të dy golat e takimit u shënuan nga pikat e bardhë e penalltisë. I pari ishte goli i Dybala në të 50`, kur Juve fitoi një penallti dhe u shndërrua në gol nga argjentinasi. Por gjashtë minuta më vonë, Mancosu gjeti rrjetën për Lecce po nga pika e bardhë e penllatisë, duke rivendosur barazpeshën në fushën e lojës.

Pas këtij goli, Sarri ndryshon skuadrën duke hedhur Rabiot, Khedira dhe Cuardado në fushën e lojës, por Lecce rreshtohet mirë taktikisht në mbrojtje duke i rezistuar presionit të kundërshtarit. Në fakt, kjo ndeshje tregoi edhe njëherë varësinë që Juventus ka krijuar nga Cristiano Ronaldo, i cili mungoi në këtë takim.

Ronaldo ka shënuar rregullisht pothuajse në çdo ndeshje të Serie A. Megjithatë, pika e së shtunës e mban Juven në vendin e parë në kampionatin italian me 23 pikë, dy më shumë se Inter që ka për të luajtur ndeshjen e kësaj jave.

Berisha ndal goleadën, jo fitoren e Juves

Juventus mundi Spal me rezultatin 2-0 në shtëpi, duke marrë përkohësisht kreun e renditjes në Serie A. Pjaniç shënoi golin e parë në minutën e 45`, duke mposhtur Etrit Berishën pas një kombinimi të bukur me Khedira.

Megjithaë, Juve pati disa raste të tjera për shënim gjatë pjesës së parë, por portieri i kombëtares shqiptare, që mbron katërkëndshin e Spal, ishte në superformë. Ai ndali pothuajse çdo tentativë të sulmit të Juventus.

Por, gardiani kuqezi ishte i pafat në rastin e dy golave, atë të Pjanic në pjesën e parë, dhe të Ronaldos në të dytën. Portugezi dyfishoi për Juventusin në minutën e 78`, duke vulosur shifrat e takimit në 2-0.

Merita e shmangjes së goleadës ishte e gjitha e Etrit Berishës. Plot 8 pritje brenda kuadratit dhe shumë të tjerë jashtë tij, i mohuan “Zonjës” një fitore me goleadë.

Për këtë arsye, Berisha, pavarësisht se pësoi dy gola, është vlerësuar nga mediat italiane me notën më të lartë në këtë sfidë duke marrë dhe duartrokitje në stadium.

Fiorentina sakaton Juven. Dëmtohen 3 lojtarë të Sarrit

Pas dy fitoresh radhazi në Serie A, Juventus është ndalur në barazim 0-0 në fushën e Fiorentinës. Në fakt, ka qenë një pikë e artë për vendasit, që e nisën me dy humbje kampionatin, ndërsa sfida ndaj Juves ishte vendimtare për stolin e Monttelas. Në krahun tjetër, Juventus ka dalë e “sakatuar” nga kjo sfidë, pasi humbi tre lojtarë.

Në minutën e 8-të të sfidës, Douglas Costa ka lënë fushën e lojës i dëmtuar, ndërsa vendin e tij e zuri Bernanderchi. Ky zëvendësim  i detyruar ndikoi jo pak në lojën e skuadrës mike. Megjithatë,  Juve kërkon të gjejë rrjetën duke tentuar disa herë me Ronaldon, por mbrojtja e Fiorentiës përballon çdo sulm të CR7.

Loja ka qenë e tensionuar, me shumë faulle dhe shkelma mes lojtarëve. Ndërkohë, Fiorentina ka pasur disa mundësi për të shënuar, por pa mundur të ndëshkojë Juventusin. Gotidja e dytë për “Zonjën” erdhi në minutën e 44, kur Pjaniç detyrohet të dalë nga fusha i dëmtuar, ndërsa në vendin e tij u fut Bentacur. Me nisjen e pjesës së dytë, Sarri bëhet përsëri me ‘dhimbje koke’ kur detyrohet të kryejë zëvendësimin e tretë të detyruar pas dëmtimit të Danilos.

Ky zëvendësim si dhe dy të parët prishin gjithë planet e Juventusit, duke i dhënë mundësi Fiorentinës të marrë pikën e parë në kampionat. Gjithashtu, tre lojtarët e zëvendësuar për shkak dëmtimesh, pritet të mungojnë edhe në Champions League në sfidën ndaj Atletico Madrid.

Ndeshja e së shtunës ishte e para për Maurizio Sarrin si trajner i “Zonjës” në Serie A. Në dy ndeshjet e para, Sarri mungoi pasi ishte i sëmur. Megjithatë, Juventus qëndron në krye të Serie A me 7-të pikë, të paktën deri në mbrëmjen e së shtunës, pasi të ketë luajtur dhe Inter. Fiorentina merr pikën e parë në kampionat, por mbetet në vendin e 16-të të Serie A.

Skip to toolbar