Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për çështjen e “grevës” së kontrollorëve të aviacionit, deklaroi se punonjësit në aeroport po gjejnë alibi për të shpëtuar nga përgjegjësia penale.
Hajdari thekson se me këtë çështje do të merren prokurorë seriozë.
“Doli një kontroll dhe thoshte na merrni me të mira, e bën këtë alibi për të shpëtuar nga përgjegjësia penale. Me këtë çështje do merren prokurorë seriozë. Por, këta janë të paktë dhe uroj që të nisë puna në aeroport.
Shqipëria nuk mbaron më datë 26 prill, por vazhdon të “jetojë”. Publiku shqiptar duhet të përfaqësohet në mënyrën me dinjitoze të mundshme. Janë bërë reforma në Shqipëri, nuk mund të mohohet”, u shpreh ish-prokurori Hajdari.