Arben Skënderi: Partitë e mëdha zhvasin votën

AKTUALITET


Kandidati për deputet nga Bindja Demokratike, Arben Skënderi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se partitë e mëdha e kanë si një zakon, që zhvasin votën.

Skënderi thekson se kandidatët nuk kanë një personalitet të tyrin, pasi janë të varur totalisht nga kryetari i partisë.


“Partitë e mëdha po zhvasin votën. Sot kandidatët të gjithë janë të varur nga kryetari i partisë. Ndërhyn në raport me qytetarin, sepse njeriu e ka mendjen tek lideri nëse do e vendosë në listë sesa tek njerëzit.

Prandaj njerëzit e thjeshtë po braktisin zgjedhjet. Partitë e vjetra kanë marrë të gjithë fushën e politikës. Ka dalë vetëm numri i partisë, pra depersonalizim total i kandidatëve për deputet”, u shpreh Skënderi.




Skip to toolbar